Analisti Afrim Krasniqi ka komentuar situatën politike në vend ku të gjitha palët politike kanë nisur parakohe fushatën elektorale.
Deri më tani janë dy parti të reja, të Myslim Murrizit dhe Rudina Hajdarit, që do të synojnë mandate parlamentare në zgjedhjet e ardhshme.
Analisti i pyetur nëse këto dy parti do të kenë fatin e partive të tjera që nuk ia kanë arritur të përmbushin këtë objektiv, shprehet:
“Nëse ruhet sistemi aktual ku pragu është në varësi të ndarjes territoriale, pra pragut lokal, është gati e pamundur që partitë e vogla të konkurrojnë në zona të caktuara dhe të fitojnë numrin e votave që prodhojnë mandate”, është shprehur ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post