Kryeministri Edi Rama e ka deklaruar ambicien për një mandat të tretë kryeministror, duke i parashtruar shtabit të tij elektoral objektivin për 74 mandate në zgjedhjet e 2021.
Por, politogolu dhe analisti Afrim Krasniqi flet për një paradoks për realizimin e një objektivi të tillë.
“Ka kaq paradoks, ke 100 për qind të pushtetit dhe nuk qeveris dot dhe kërkon për vitin e ardhshëm për të marrë 51 % të pushtetit për të qeverisur, për të bërë reforma. Ky është konsum i madh dhe përgjigja që të cilën PS nuk është në gjendje për ta dhënë. Ne po shohim krizë në përfaqësim, shohim që ka dorëheqje vazhdimisht dhe dhe nuk ka figura të reja politike sepse nuk shkon njëri në një parti që është në rënie në fundin e mandatit të dytë”, ka thënë Krasniqi.
Diskutime rreth kësaj post