Shtatori ka nisur me temperatura të larta, për të cilat meteorologët thonë se nuk janë temperatura normale për një muaj të tillë.
Në një intervistë, meteorologia e Meteoalb Tanja Porja tregoi se pyetja më e shpeshtë që po i drejtohet asaj dhe meteorologëve të tjerë gjatë këtyre ditëve është nëse do ketë vjeshtë këtë shtator, kur në fakt duket ende si muaji i nxehtë i gushtit. Ajo tregon se vjeshta do të shfaqet nga data 20 shtator e tutje ku temperaturat maksimale do bien në 25 gradë maksimumi.
A do shohim vjeshtë në këtë shtator?
Tanja Porja: Kjo është pyetja më e shpeshtë që marrim gjatë këtyre ditëve, nuk janë temperatura të shtatorit por do jenë prezente deri me datë 15 shtator. Nga data 20 e në vijim do shfaqet vjeshta, do bien temperaturat. Maksimumi 25-26 është temperature. Reshjet do i mungojnë shtatorit.
Diskutime rreth kësaj post