Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, është e mendimit se në një pushtet pa moral nuk mund të vijnë as vota, duke iu referuar koalicionit PD-LSI.
Topalli deklaroi për Report Tv se Partia Demokratike herë shkon me Ramën, herë me LSI-në dhe herë të tjera i lufton ato.
Gazetari: Si e keni parë këtë rrugëtim të gjatë opozitar ku duket se Partia Demokratike duket shumë e lidhur, të paktën në frymë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Ju si një demokrate e vjetër, ka shumë në PD që mendojnë se pa LSI-në është e pamundur ardhja në pushtet. Ju e ndani këtë opinion dhe i shton vota apo i pakëson vota koalicioni me LSI-në, Partisë Demokratike?
Jozefina Topalli: Nuk do të dëshiroja që t’iu përgjigjesha direkt. Por unë besoj se pa një pushtet me moral as votat nuk vijnë, meqë gjërat i llogarisin vetëm me votat. Partia Demokratike nuk ka pasur nevojë për asnjë forcë politike kur ajo kishte pushtet moral brenda vetes. Kur i qëndronte vlerave dhe i qëndronte të vërtetave. Në qoftë se i ik të gjithë këtyre, atëherë sigurisht që herë shkon me Ramën, herë shkon me LSI-në dhe pastaj shkon me të dy bashkë. Pastaj bën sikur po i lufton dhe pastaj ndan përsëri pazare. Unë besoj se kjo lojë nuk mund të ecë shumë gjatë, sepse është një varfëri shumë e madhe për të parë liderët e partive tek ndërrojnë vilat e tek rrisin kuotat e tyre bankare qoftë edhe në emër të familjarëve të tjerë.
Diskutime rreth kësaj post