Duket se mes këngëtares Albërie Hadërgjonaj dhe kompanisë muzikore “Arkiva shqip” ka pasur një ‘përplasje’duke u bërë kështu shkak për një sherr që tërhoqi jo pak vëmendjen e mediave.
Një ditë më parë Albëria njoftoi shkëputjen e kontratës me këtë kompani, por kjo shkëputje mesa duket nuk është pritur mirë nga kjo e fundit, e cila menjëherë ka reaguar duke fshirë të gjitha këngët e këngëtares nga kanali i Youtube.
Albëria është shprehur që do të hedhë në gjyq kompaninë, ndërkohë nga ana tjetër kompania është vetëmbrojtur me faktin që këtë veprim e përmban kontrata.
“Duke festuar shkëputjen e çdo bashkëpunimi me Arkiva Shqip. Shumë artistë shqiptarë kanë bërë të njejtin veprim duke dëmtuar veten dhe duke pasuruar agjent të ndryshëm. Të gjitha këngët e mia i gjeni tek kanali Albërije Hadërgjonaj. Arkiva Shqip përveç se marrin më shumë se ti për djersën tënde. Ata në moment që nuk don të bashkëpunosh me ta të fshijnë të gjithë historikun e karrierës tënde. Unë si shtetase amerikane kam marrë një avokat për këtë çështje. Si artiste me shumë vite histori ju them të bëni kujdes sepse ju kushton shuuumë,dhe nuk merrni asgjë në këmbim. Tani këngët janë pa klikime por se kam problem fare sepse klikimet nuk të bëjnë artist! Së shpejti këngë të reja”.
Arkiva Shqip reagoi më vonë duke publikuar një status ku shkruante se Albërije Hadërgjonaj u është futur me ulërima në zyrë duke kërkuar shkëputjen e çdo bashkëpunimi.
“Albërije Hadërgjonaj si emigrante e viteve 90, futet me ulërima në zyrat tona, shan artistët e tjerë që kemi klientë, ju thotë pr*stituta, kërkon që ti fshihen të gjitha klipet nga kanali ArkivaShqip me pretekstin se nuk do të jetë pjesë e grupit te pr*stitutave, nënshkruan kërkesën për ti fshirë materialet dhe pastaj shpif në instagram që ja kanë fshirë materialet pa dëshirën e saj. Kush është pr*stituta ktu? Si mendoni ju?”, – shkruhej në status.
Dhe ditën e djeshme Arkiva Shqip ka publikuar videon siç mund ta shihni më poshtë, ku këngëtarja shkon në zyrë dhe kërkon ndërprerjen e bashkëpunimit.
“Nuk jam artiste vari tr*pin siç keni ju aty, si fshati në festë që është turp ti shohësh, më vjen për të vjellë me ato këngëtare. S’kam pasur asnjë lloj suporti nga ju. Kënga e re një tmerr, një support i ndyrë, i qelbur. Nuk dua të kem punë më me ArkivaShqip, kurrë! Merrni ato k*rva, mbajini nëpër kanale”, – shprehet Albëria.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post