San Marino ende po cilësohet si model suksesi në botë. Edhe pse nuk është shtet i madh për nga gjeografia, ai tani po cilësohet si model suksesi në botë.
Të dhënat e fundit në këtë shtet tregojnë se ka 14 raste aktive në tërë territorin e San Marinos.
Duhet theksuar se San Marino ka muaj që nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus. Që nga fillimi i pandemisë pati një menaxhim të mirë të situatës dhe po me të njëjtën ritëm arritën që të mos kenë asnjë rast aktiv deri në fund të muajit gusht, transmeton tutje albinfo.
Deri më tani, San Marino ka regjistruar vetëm 716 raste të prekura me Covid, prej tyre 660 persona janë shëruar dhe 42 të vdekur.
Diskutime rreth kësaj post