Nesër Presidenti Meta do të nisë konsultimet me krerët e partive politike për vendosjen e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Takimin e parë e parë Presidenti Meta do e zhvillojë me kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizin në orën 09.30. Ftesa nga kreu i shtetit ka shkuar dhe për kryeministri Rama nga i cili nuk ka ende asnjë konfirmim.
Më orën 12:00 Meta takohet me kreun e PD, Lulzim Bashën dhe më vonë është caktuar një takim me deputeten Rudina Hajdari.
Data e zgjedhjeve të reja parlamentare pritet të caktohet mes periudhës 30 prill-30 maj.
Takimet e thirrura
-Shpëtim Idrizi në orën 09:30
-Edi Rama në orën 11:00 (nuk e ka konfirmuar)
-Lulzim Basha në orën 12:00 (e ka konfirmuar)
-Rudina Hajdari në orën 17:30
Diskutime rreth kësaj post