Numri 2 i PS, Taulant Balla ka reaguar për humbjen e gjyqit në SHBA të Shkëlzen Berishës, ndaj autorit dhe shtëpisë botuese të librit “Qentë e Luftës”, përfshi një kompani kinematografike të cilave u kërkonte 60 milion dollarë dëmshpërblim për shpifje.
Postimi i plotë:
“DREJTËSIA VONON POR NUK HARRON
DREJTËSIA AMERIKANE KONFIRMON PËRFSHIRJEN DHE FAJËSINË E SHKËLZEN BERISHËS DHE PËRMES TIJ TË SALI BERISHËS NË MASAKRËN E GËRDECIT
VENDIMI I GJYKATËS AMERIKANE ËSHTË DETYRUES PËR RI-HAPJEN E HETIMIT PËR KRIMIN SHTETËROR NË GËRDEC
Një Gjykatë Apeli në SHBA ka rrëzuar përsëri pretendimet e Shkëlzen Berishës duke u shprehur se faktet e përmbledhura në librin “Armët dhe Çunat” të Guy Laëson dhe ekranizimin “Qentë e Luftës”, të cilat akuzonin Shkëlzen Berishën si i përfshirë në trafik ndërkombëtar armësh.
Shqiptarët e dinë se Shkëlzen Berisha u akuzua publikisht dhe u mor në pyetje në fshehtësi nga prokurorët për këtë çështje, për ngritjen e një magazine të paligjshme demontimi armësh, shpërthimi i të cilës shkaktoi krimin shtetëror të Gërdecit.
Prokuroria asokohe, e vendosur nën thundrën e Sali Berishës, edhe pse me prova, nuk guxoi t’i komunikojë akuzën.
Gjyqtarët amerikanë në vendimin e shpallur dje, kanë konfirmuar Vendimin e Gjykatës së Floridas, duke u shprehur se Shkëlzen Berisha nuk solli prova që rrëzojnë faktet e publikuara dhe “nuk solli argumente të bazuara përmes të cilave të mbërrinte në përfundimin e se gjykata e distriktit (Floridas) abuzoi duke mos i dhënë kohën e duhur për të sjellë provat.”
Ky vendim gjykate edhe pse i karakterit civil, përmban në brendësi indiciet për ri-hapjen e hetimit ndaj Shkëlzen Berishës lidhur me përfshirjen e tij në atë tragjedi të rëndë.” – ka shkruar Balla.
Diskutime rreth kësaj post