Pas deputetit Halit Valteri, edhe deputeti Myslim Murrizi e ka zyrtarizuar logon e partisë së re me të cilën pritet që të garojë në zgjedhjet parlamentare 2021.
Lëvizja Demokratike Shqiptare është emri i partisë së re që disa prej deputetëve të opozitës parlamentare kanë lançuar pak kohë më parë, por ende nuk dihet zyrtarisht se cilët janë anëtarët e saj.
Gjithsesi, krijimi i saj është pritur mirë nga mbështetësit e këtyre deputetëve, të cilët në rrjetet sociale i kanë uruar suksese dhe kanë deklaruar se do të jenë pjesë e saj.
Halit Valteri deklaroi dje se nën logon e kësaj partie do të jetë edhe Rudina Hajdari dhe shpresojnë të marrin 20 mandate.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post