Ministri Arben Ahmetaj ka komentuar lëvizjet brenda Partisë Socialiste. Ai tha se nuk beson se i intereson njeriu se ku do të kandidojë ai. Sipas tij e rëndësishme për PS-në është vullneti dëshira, qartësia dhe objektivi për një mandat të tretë.
“Nuk besoj se i intereson njeriu në Republikën e Shqipërisë se ku do të kandidoj unë për deputet. Nuk është se ky ndonjë lajm që do ta presë dikush me kërshëri se ku do të kandidojë Arben Ahmetaj… Ajo që është e rëndësishme është vullneti dëshira, qartësia dhe objektivi për një mandat të tretë.
Ne shprehëm dje se pse e duam dhe pse meritojmë një mandat të tretë. Dhe një reflektim në raport me qytetarët, do duhet të bëjmë shumë më shumë që ta meritojmë atë besim që na kanë dhënë dhe atë besim që kërkojmë të marrim sërish nga këta në 2021”, tha Ahmetaj për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post