Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje në distancë ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim e cila këshilloi sot forcat politike të kenë kujdes me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.
Ambasadorja propozoi një lloj vettingu të brendshëm, ndërsa kreu i qeverisë u shpreh se do t’i drejtohet çdo socialisti për të dhënë mendimin e tij në lidhje me listën e deputetëve.
“Unë dua që të dëgjoj zërin e çdo anëtari të partisë sonë, sepse me timen kam bërë gjithçka kam mundur, jo gjithçka kam dashur por sot kjo nuk më mjafton. Ajo që unë mendoj për çfarë kam bërë nuk mjafton. Dua të di gjithë mendimin e familjes sonë. Sistemi i koperativës politike nuk na e mundëson prodhimin e energjisë së jashtëzakonshme për ta çuar Shqipërinë përpara me një mandat të tretë, por kam edhe bindjen tjetër se nuk ka më mirë se sa për përbërjen e listës politike nesër të pyesim gjithë familjen tonë politike sot”, tha ai.
Më tej gjatë fjalës së tij, Rama sqaroi se çdo votues i PS-së do ketë të drejtë të japë opinionin e tij për deputetët që PS-ja do vendosë në listën për zgjedhjet e vitit 2021.
“Shumë shpejt duhet të biem dakord për metodikën e vlerësimit nga e gjithë familja. Kemi një platformë dixhitale të anëtarësisë, kemi të dhëna pa fiktivitet, po flas për vlerësim on linë, për 3 cikle vlerësimesh mesh shtatorit dhe janarit. Gjatë kësaj kohe ne do punojmë dhe vlerësimi do jetë dinamik. Ne nuk jemi parti e mbyllur, ne nuk i kemi marrë 2 mandate thjesht me votat e anëtarësisë sonë por me 10 fishin e saj, besoj që kush na zgjedh në fund ka të drejtë të na pyesë se kush dëshiron të jetë pjesë e listës sonë. Mund të japin të gjithë mendimin e tyre përmes platformës dixhitale, që të zgjedhim skuadrën që do na cojë drejt fitores së mandatit të tretë, skuadër e cila numerikisht bazuar tek listat e hapura do jetë më e gjere”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post