Çështja e kufirit detar me Greqinë, Rudina Xhunga bën deklaratën ë e fortë : Mund të kemi katër ministra të jashtëm shqiptarë, në rajon. Uroj që Shqipëria të mos ketë më, një ministër simbolik.
Gazetarja Rudina Xhunga ka komentuar debatet për kufirin detar. Për sa i përket deklaratave të Greqisë për zgjerimin me 12 milje në detin Jon, Xhunga kritikoi qëndrimet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, duke thënë se kjo është një çështje me rëndësi kombëtar dhe për këtë duhet bërë transparencë, e jo të bëhen batuta.
“E para, në Shqipëri kur ka një përplasje, menjëherë shpjegimi vjen me batuta, siç bën Rama. Mund të jesh më transparentë dhe të përgjigjesh. Mënyra e përgjigjesh në çështje të rëndësisë kombëtare mund të ishte më pak arrogante. Pastaj vjen opozita. Bëjnë mirë që çështjen e detit ta zgjidhin me transparencë, nga Rama kerkohet një komunikim tjetër, jo me batuta. Nuk ka nevoje t’i pergjigjet opozites, por shqiptarëve. Ndersa opozita ben mire te kuptoje se tonet e larta patriotike nuk do t’i ndikoje ne fushate sepse shqiptaret tani votojne per interesa. Uroj që të jetë thjesht çështje që pasi të mbarojë ajo që po ndodh mes Greqisë dhe Turisë, të flasim dhe ne, se detin as po na e marrin, as po na e falin. Duhet të ketë një mënyrë tjetër komunikimi. Është momenti që të mos kemi një ministër të jashtëm simbolik apo një ministër diaspore simbolik apo një televizion diaspore simbolik. Sepse fuqia jonë këtej e tutje do të jetë bashkëpunimi kombëtar.
Ka ardhur momenti në Shqipëri, ku jo thjesht ne mund të imponohemi, por jemi më të dukshëm. Jemi në një situatë nga më të mirat që mund ta zhvillonim bashkëpunimin kombëtar. Turizmi e tregoi këtë, Kosova ishte në Vlorë, edhe Maqedonia e Veriut. Ne jemi plot me njerëz, që nuk vijmë thjesht për patriotizëm, por edhe për det. Turizmi na bashkoi dhe ne duhet të përfitojmë nga kjo”, tha Xhunga.
Diskutime rreth kësaj post