Deputeti Lefter Maliqi teksa ka publikuar në rrjetet sociale një video të kryedemokratit Lulzim Basha në një tubim, paralajmëron se shumë shpejt shqiptarët me opozitën e bashkuar do ta rrëzojnë Ramën nga pushteti.
Maliqi shprehet se kryeministri i ardhshëm Basha do të sjellë fundin e Rilindjes.
Postimi i Lefter Maliqit:
“Edhe pak ka mbetur, për të përjetuar sërish, madje këtë herë shumëfish, padurimin e shqiptarëve për të votuar OPOZITËN E BASHKUAR, si të vetmen mundësi për ta jetuar jetën aty ku e kanë lënë, 8 vite më parë.
Kjo video e pritjes madhështore të kryeministrit të ardhshëm, Lulzim Basha, sot më shumë se kurrë, dëshmon se për FUNDIN E RILINDJES ka nisur numërimi mbrapshtë.
PARTIA IME ËSHTË POPULLI!” – shkruan Maliqi.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post