Pavarësisht përplasjeve politike, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, gjatë kohës kur ka qenë i infenktuar me COVID-19, ka marrë urime shërimi dhe nga politikanë të kampit opozitar.
Veliaj ka treguar se ish-kreu i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Kreshnik Çollaku dhe ish-ministri Tritan Shehu e kanë marrë në telefon dhe i kanë uruar shërim të shpejtë.
Veliaj deklaroi se nëse kundërshtari mendon se vdekja ose fatkeqësia jote do t’i shpëtojë, e kanë gabim, por sipas tij është gjithmonë energjia pozitive, mendimi alternativ fitues.
“E vërtetë është, po, pati edhe prej atyre kundërshtarëve politikë që më morën në telefon për të më uruar shërim të shpejtë. Tritan Shehu, i cili është gjithashtu mjek, e vlerësova jashtëmase.
Një tjetër koleg me të cilin kemi pasur shumë debate dhe që ka drejtuar grupin e PD-së në Këshillin Bashkiak, Kreshnik Çollaku, më uroi shërim të shpejtë. Unë besoj që njerzillëku duhet të na shoqërojë të gjithëve. Por ja që ka edhe nga ata që kanë kulturë urrejtje dhe ti se kupton se nga vjen në çështje të tilla kur preket shëndeti”, tha ai ndër të tjera për HARD TALK.
Diskutime rreth kësaj post