Deputeti i pavarur Lefter Maliqi ka ndarë një video kur Sali Berisha askokohe si kryeministër vizitoi fshatin Lapardha të Beratit. Maliqi thotë se fitorja e opozitës politike në zgjedhjet e 2021 është e shpetjë. Ai jep mesazhin që puna e ngelur në vend nga 7 vjet e gjysëm qeverisje mashtruese Rilindase po i vjen fundi.
“S’ka Covid-19 që na ndan, do jemi më afër, më pranë, më të bashkuar se kurrë deri në fitoren e përbashkët dhe të shpejtë. Së shpejti pranë jush. Kthimi i besimit, shpresës do ndodh. Entuziazmi do rikthehet. Puna e ngelur në vend nga 7 vjet e gjysëm qeverisje mashtruese Rilindase po i vjen fundi. Së bashku premtimet do i kthejmë në realitet, sfida është e përbashkët me fitore. Ju jeni të parët. Respekte dhe mirënjohje”, tha Maliqi.
Diskutime rreth kësaj post