Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për mediat u shpreh se Asambleja e PS-së do të mblidhet duke respektuar masat shtrënguese ndaj Covid-19.
“Mbledhja e Asamblesë do të zhvillohet duket respektuar rekomandimet e ekspertëve dhe të ministrisë së shëndetësisë, lidhur me pamundësinë e tubimeve të mëdha. Pra, nuk mund të mblidhet si zakonisht në një sallë, por duke shfrytëzuar teknologjinë do gjejmë një mënyrë për ta zhvilluar mbledhjen duke respektuar normat staturore.” -u shpreh Balla, ndërsa theksoi se pas konstituimit të Asamblesë do të nisë një proces konsultimi me anëtarësimin e partisë për kandidatët që do të përfaqësojnë PS në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“PS e ka të përcaktuar qartë axhendën e të gjithë aktiviteteve e proceseve të brendshme demokratike që lidhen me zgjedhjet që do të zhvillohen pranverën e ardhshme. Që në kongresin e 28-29 shkurtit përcaktuam axhendën tonë politike. Pas konstituimit fillon një proces konsultimi me anëtarësimin e partisë dhe në komunikim dixhital, për ruajtjen e masave ndaj pandemisë. Në këtë kontekst do të ketë një konsultim me anëtarësinë e partisë, jo vetëm për emrat e përfaqësueseve së PS, që do të garojnë në zgjedhje, preferenca ime mbetet 10 maji, pro kjo i takon Presidentit.
Me hyrjen në fuqi të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet e ardhshme zhvillohen në periudhën 15 prill – 15 maj, dhe në këtë kontekst PS do të zhvillojë një proces përgatitor me diferencë nga partitë e tjera. Javët në vijim me konstituimin e Asamblesë do të bëjmë me dije gjithë detajet. Axhenda politike e miratuar në Kongres e ka të përcaktuar qartë që në këtë periudhën shtator, tetor, nëntor, dhjetor ne kemi një proces të rëndësishëm konsultimi me anëtarësinë dhe me çështje konsultimi me karakter programor që do të konkludojnë me fitoren e zgjedhjeve të pranverës për një mandat të tretë tonin me kryeministrin Rama.” – u shpreh Balla.
Diskutime rreth kësaj post