Pas deklaratës së fortë të kolonel Myslim Pashaj se harta e re e detit e Greqisë është projekt pushtimi, ka reaguar kreu i patisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kokëdhima shkruan se zgjerimi i Greqisë është në kurriz të Shqipërisë dhe Athina p0o synon përsëritjen e paktit antikombëtar që bëri Berisha në prill 2009 dhe që pranohet nga Rama edhe pse vija e delimitimit detar në kanalin e Korfuzit, “sipas vijës së mesit”, u rrëzua që në vitin 2010 nga Gjykata Kushtetuese.
Shkrimi i plotë:
“Mbështes, si 11 vite më parë, denoncimin e kolonelit Myslim Pashaj se zgjerimi i Greqisë në detin Jon me 12 milje është në kurriz të Shqipërisë. Aneksimi i hapësirës detare që synon Athina është përsëritje e paktit antikombëtar që bëri Berisha në prill 2009 dhe që pranohet nga Rama edhe pse vija e delimitimit detar në kanalin e Korfuzit, “sipas vijës së mesit”, u rrëzua që në vitin 2010 nga Gjykata Kushtetuese.
Ashtu siç konstaton Pashaj, qeveria shqiptare nuk po bën asnjë transparencë për paktin me grekët dhe e ka mbushur ekipin negociator me zyrtarë anonimë e të papërgatitur, të cilët, si 11 vite më parë, në përcaktimin e 12 miljeve, po marrin si pikë referimi për ‘vijën e mesit’ mikroishujt shkëmborë të pabanuar të Greqisë.
Duhet urgjentisht që ekipi negociator shqiptar të riformatohet me ekspertë të nivelit të lartë dhe me përgjegjshmëri të lartë kombëtare, që nuk zbatojnë udhrat e qeverisë për të bërë pazare me integritetin territorial dhe sovranitetin e Shqipërisë.” – ka shkruar Kokëdhima.
Diskutime rreth kësaj post