Avokat Spartak Ngjela ka reaguar sërish për pretendimet e Greqisë për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon. Teksa shkruan se presidenti Turk deklaroi dje se do të dërgojë luftanijet turke në Vlorë e Sarandë, Ngjela sulmon kryeministrin Rama.
Postimi i plotë:
“Presidenti i Turqisë, Erdogan deklaroi dje se:
Luftanijet Turke do shkojnë në Vlorë dhe në Sarandë të mbrojnë detin e Shqipërisë që kërkon të pushtohet nga Greqia. Kurse, kryeministri i Shqipërisë iu thotë shqiptarëve se Greqia ka të drejtë të marrë 12 km det.
E kuptoni se kush po e drejton Shqipërinë?
Po, pas kësaj; akoma do të rrijë kryeministër i Shqipërisë ky bakall i pacipë?”, – shkruan Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post