Lajme të mira vijnë nga dy spitalet COVID në Tiranë. Gazetari Erjon Skëndaj bëri të ditur se ka një situatë më të qetë me shtrimet dhe rastet e koronavirusit. Në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 135 persona aktualisht.
“Janë 10 pacientë në terapi intensive, 4 në intubim. Kemi një rënie drastike të numrit të të shtruarve që prej 13 korrikut kur u rikthye në spital COVID. Situata në spital konsiderohet më e stabilizuar dhe kjo ka ndikuar dhe në shërbim. Kemi një gjendje më të përmirësuar në spitalin e Sanatoriumit ku shërbejnë 15 mjekë primarë por edhe mjekë specializantë dhe dhjetëra infermierë”, – raportoi Skëndaj.
Sipas tij, dhe në spitalin Infektiv raportohen më pak shtrime se një javë më parë. Në 24 orët e fundit ka pasur 11 referime urgjencash, një shifër më e ulët se ditët paraardhëse.
Diskutime rreth kësaj post