Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka treguar arsyet e fshehta pse është shpallur Non Grata në tre shtete Ballkanike.
Ai shkruan se Ilir Meta kishte 4 kushte:
1- Të hiqja dorë nga kritikat për Greqinë sepse unē kisha denoncuar dhe çuar në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimin e kombësive të 25.000 shqiptarve në grek!
2- Mos kërkoja më bashkimin e Shqiperisë me Kosovën sepse sipas tij atje ka shumë malok dhe nuk votojnë një parti me skraparllinj
3- Mos kandidoja në Fier Dritan Priftin ai deputet
4- Mos artikuloja më arrestimin e Berishës.
Analiza e plotë e Spahiut
“Pse u shpalla Non-Grata nga Greqia, pas kërkesës Meta-Berisha?
Unë jam i shpallur Non Grata në tre shtete Ballkanike.
Nuk udhëtoj dot në Greqi, Maqedoni dhe Serbi.
Të treja këto shtete e kanë bazuar vendimin në bazë të votimit të Parlamentit me 73 vota PD-LSI 2012:
“Kreshnik Spahiu ka nxitur urrejtjen ndër popujt e Ballkanit me veprimet e tij nacionaliste. Kreshnik Spahiu të shkarkohet nga funksioni i zv/kryetarit KLD për kapërcim kompetencash në dëm të marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-greke dhe ndërhyrje anti-ligjore në çështjen e delimitimit kufijve detar Shqipëri-Greqi.”
Berisha dhe Meta bashkuan votat dhe i kërkuan 3 shteteve izolimin tim.
Më pas në 2013 isha i detyruar të garoja i vetëm në zgjedhje.
Kodi Zgjedhor më impononte me cdo kusht Koalicion dhe tentova të negocioja sepse isha i detyruar tē ruaja votat pasi Ligji i jepte të drejtën e komisionerve PS-PD-LSI.
Pas debateve me Edi Ramën, pata një takim të gjatë me Ilir Metën. I kërkova me insistim krijimin e Polit 3 kundër PD-PS ku të bashkoheshim 20 parti të reja.
Ilir Meta kishte 3 kushte:
1- Të hiqja dorë nga kritikat për Greqinë sepse unē kisha denoncuar dhe çuar në Gjykatën Kushtetuese për ndryshimin e kombësive të 25.000 shqiptarve në grek!
2- Mos kërkoja më bashkimin e Shqiperisë me Kosovën sepse sipas tij atje ka shumë malok dhe nuk votojnë një parti me skraparllinj
3- Mos kandidoja në Fier Dritan Priftin ai deputet
4- Mos artikuloja më arrestimin e Berishës.
Sigurisht që refuzova dhe nuk hym në koalicion por Aleanca KuqeZi garojë e vetme!
Ishte hera e parē dhe e fundit që garova i vetëm nē zgjedhje. Më pas mijra vota kuqezi u vodhën dhe u numuruan si LSI.
Atë ditë e kuptova që pas 3 shteteve Greqi, Serbi, Maqedoni, po më shpallte Non-Grata edhe shteti Metës-Ramës-Berishës.
Sot zonja e parë e Shqipërisë Monika Kryemadhi prodhoi dy lajme patriotike:
1- Po hante peshk dhe karkaleca me Ramush Haradinajn
2- Po voziste me bikini drejt kufirin detar me greqinë.
Ajo herë shfaqet si krye-opozitare dhe herë si krye-pushtetare!
Shqipëria vazhdon të mbetet vendi çudirave ku Presidentin nuk e quajnë pushtet por opozitë ndonse ai është kreu i shtetetit.
Por le të kthehemi tek dy lajmet.
1- E takoj Ramushin në Jugun e Shqipërisë atje ku shpenzon milionat e partisë dhe i bën rruahe kumlla në kohën e varfërisë dhe pandemisë.
E takoj Ramushin në kohën e konfliktit me Athinën për kufirin detar për të demostruar patriotizëm, por ajo e gjora nuk e ka fare idenë që Ramushi ka firmosur demarkacionin me Malin e Zi duke dhuruar disa hektarë territor shqiptarë shtetit Malazez.
2- Publikoi videon e saj duke vozitur në Gjirin e Korfuzit e irrituar pas 7 vitesh se qeveria po ja shet Greqisë.
7 vite më parë ishte në një varkë tjetër.
Ajo, burri i saj zv/kryeministër, Lulzim Basha si Ministër i Jashtëm dhe shefja greke e diplomacisë Dora Bakojank.
Greqia dhe populli i saj kanë shekuj që luftojnë për teritore. Sot ata kanē 6000 ishuj dhe ne kemi vetēm Sazanin.
Ata po tentojnë të na rrëmbejnë 12.000 milje hapairë detare por kjo nuk është asgjë në raport me brigjet që ka pushtuar Monika, Iliri, Saliu, Lulzimi nga Jala në Gjirin e Lalzit”.
Diskutime rreth kësaj post