Për ish-deputetin e PS Kastriot Islami, rifilimi i negociatave me Greqinë për kufirin detar, ka mungesë transarence.
Përmes një postimi në Facebook, Islami shkruan se ekzistion një e vërtetë objective, e cila është nderlidhje e fuqishme mes hapsires prej 12 milje ne hapsiren detare me madhesinë e zonës ekonomike.
Sipas tij, ky fakt do ta defavorizonte Shqipërinë.
Postimi i Islamit në Facebook:
“Nje opinion modest…!
Pervecse eshte mungese e plote transparence apo me sakte terr i plote informacioni ne komunkimin me publikun per nje ceshtje kaq te rendesishme dhe qe nuk i perket vetem nje qeveri kushdo qofte ajo…dhe sado mbeshtetje te kete…
Pervecse gjithcka zhvillohet ne rrethanat e nje tensioni te larte ne rajon ku jane perfshire jo vetem vendet e rajonit por edhe forca te rendesishme globale…
Pervecse gjithcka thuhet ne rrethanat kur prej mese 12 vjetesh ka nisur nje proces per te miratuar nje marreveshje dhe ende nuk ka mbaruar apo nuk eshte perfundiuar e madje mund te thuhet se eshte bllokuar pikerisht se qeverite e ndryshme nuk kane arritur nje zgjidhje uin-uin per te dy palet…
Pa dashur te futem ne detaje per te cilen duhen pyetur ekspertet vendas e te huaj, te pavarur e te ndershme…kam pershtypjen (qofsha i gabuar) se ne disa raste specifike, qe lidhen edhe me realitetin konkret mes dy vendeve tona, se ne kete rast kompleks e te nderlikuar, ekziston nje e vertete objektive se ekziston nje nderlidhje e fuqishme mes hapsires prej 12 milje ne hapsiren detare me madhesin e zones ekonomike dhe hapsires ajrore qe i perket cdo vendi… dhe mesa duket pikerisht ne kete nderlidhje fshihen/maskohen edhe interesat e fuqishme ekonomike per te tashmen e te ardhmen e afert…
Dhe ky fakt (nese do te ishte sic deklarohet ne media) ne keto momente e per te ardhmen do te defavorizonte ne percaktimin e zones ekonomike (ku mendohet se gjendet edhe pasuri te medha me vlera ekonomik) (dhe per kete perfundim qofsha i gabuar) ndjeshem Shqiperine…
Rama kerkon qe kete defavorizim ta maskoje me batuta qesharake dhe me mungese te plote transparence… Ne te kunderten shume individe do te flisnin per tradheti apo injorance totale qe do te ishte e veshtire te perjashtoheshin…
Eshte koha qe kete gje me mire se kushdo ta artikulojne ekspertet ne debate transparente dhe te ndershme mes tyre…dhe per kete ka menyra sesi mund te percaktoheshin ekspertet vendas e te huaj dhe sesi mund te garantohej pavaresia e tyre…per te dhene nje opinion profesional e te pavarur…”, ka shkruar Islami.
Diskutime rreth kësaj post