Avokati Spartak Ngjela ka bërë një reagim të fortë lidhur me çështjen e “nxehtë” të kufirit detar me Greqinë. Ngjela i irrituar me kryeministrin Edi Rama shprehet se të gjithë janë një bandë që pasi i vodhën shqiptarët dhe grabitën pasuritë e Shqipërisë, po duan të shesin edhe territor.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se Rama kërkon që t’i shesë territorin shqiptar Greqisë sepse ai preket nga reforma në drejtësi dhe sipas tij frika ndaj SPAK do bëjë që të kërkojë azil në shtetin fqinj.
“Të gjitha këto ndodhin, sepse kjo marrëveshje e Ramës ka nëntekst të kuptueshëm: kryeministri socialist Rama, i trembur nga reforma antikorrupsion, po kërkon, që tani, të përfitojë azil politik në Greqi. Shkurt, ai kërkon t’i shesë territor shqiptar Greqisë në këmbim të azilit të tij politik në Greqi, që t’i shpëtojë kështu akuzës që pritet t’i ngrejë SPAK. Po politika amerikane, a do ta lejojë këtë skandal, në një kohë kur ishte ajo që i kërkoi opozitës anti-Berishë prishjen e marrëveshjes Shqipëri-Greqi për detin, me padi në Gjykatën Kushtetuese? Rama, i detyruar nga politika amerikane, e nënshkroi atëherë edhe ai padinë në Gjykatën Kushtetuese, kundër paktit Berisha”, tha Ngjela.
Avokati më tej shtoi edhe disa pyetje të cilat duhet t’u përgjigjet kryeministri Rama, duke theksuar se shitja e territorit shqiptar Greqisë do ngjallë në Tiranë Avni Rustemin.
“Ja pyetjet, të cilave duhet t’u përgjigjet kryeministri aktual: Ku ndryshon pakti Berisha nga pakti Rama për detin me Greqinë? Ku janë hartat profesionale të shkallëzuara në perfeksion? Përse, deri tani ai territor prej 12 miljesh detare ka qenë një territor shqiptar? Këto 12 milje sipërfaqe detare, janë sovranitet territorial, apo shelf kontinental? Mund të ketë dhe dhjetë pyetje të tjera si këto, por ne nuk ka çfarë na duhet, se ne shqiptarët kemi një aksiomë patriotike, e cila na thotë: sa herë tradhtia kombëtare shet territor shqiptar te fqinjët pushtues tokash shqiptare, në Tiranë ngjallet Avni Rustemi. Edhe Esat Toptani, në Paris, me azil politik ishte. Atëherë? Zoti Ruçi, shpjegoja mirë Ramës këtë aksiomë, sepse, në Labëri ajo ka dalë”, tha Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post