Paraditen e sotme u mbajt një protestë në Tiranë në lidhje me debatin e ‘nxehtë’ të detit me Greqinë, e cila do të shtrihet 12 milje. Aktivisti Aulon Kalaja kërkoi që të zbardhet biseda telefonike mes Ramës dhe ministrit grek Dendias.
“Të zbardhet biseda telefonike mes ministrit të jashtëm Dendias me kryeministrit Rama. Pse do të vizitojë Shqipërinë dhe a do të ketë lidhje me zgjerimin e kufirit grek.
Shqipëria duhet të jetë reciproke në marrëveshjen me Greqinë. Jemi për marrëveshje të ndershme dhe Shqipëria të ulë në tryezë ekspertët më të mirë, jo spiunët.
Ne nuk do të djegim flamurin grek, por do të ngremë sa më lart flamurin shqiptar”, u shpreh Kalaja.
Ndërsa Sazan Guri foli me detaje duke sqaruar se prej vitesh flitet për këtë marrëveshje ndërsa është dyfishuar numri i miljeve që kërkon të marrë pala greke.
“Këtë marrëveshje prej 10 vitesh me palën shqiptare, nga 6 milje, sot deklaron 12 milje. Kjo do të thotë pushtim të zonës ekskluzive ekonomike. Kjo do të thotë që shteti shqiptar nuk do të ketë pjesë detare në shtetin e vet”, tha Guri.
Diskutime rreth kësaj post