Këngëtari i njohur shqiptar, Bashkim Alibali ka reaguar në lidhje me pretendimet e Greqisë për t’i zgjeruar me 12 milje në detin Jon.
Përtmes një postimi në rrjetet sociale, Alibali shtron pyetjen pse shteti grek e ngre sot dhe nuk e ka ngritur në socializëm çështjen e kufirit detar mes Greqisë e Shqipërinë.
Ai shkruan më tej se siç duket, kjo ka të bëjë me faktin që BE-ja, e kompromentuar thellë, i “fërkon” kokën shtetit grek, kërkon ta zgjidhë çështjen në favor të Greqisë, pa pranuar akoma Shqipërinë në BE, dhe nuk do të dijë nëse ka apo nuk ka një shtet shqiptar.
Postimi i plotë:
“Për kufirin detar mes Shqipërisë e Greqisë!
1.Pse shteti grek e ngre sot dhe nuk e ka ngritur në socializëm çështjen e kufirit detar mes Greqisë e Shqipërinë?!
Si duket, kjo ka të bëjë me faktin që sot shteti grek nuk e llogarit shtetin shqiptar, ndërsa në socializëm i “shkonin shtatë” prej tij?!
2.A ka “budalla” që të mendojë se ligjet, konventat dhe e drejta ndërkombëtare për detin mbronin Shqipërinë Socialiste në dëm të Greqisë Kapitaliste?
Si duket, kjo ka të bëjë me faktin që BE-ja, e kompromentuar thellë, i “fërkon” kokën shtetit grek, kërkon ta zgjidhë çështjen në favor të Greqisë, pa pranuar akoma Shqipërinë në BE, dhe nuk do të dijë nëse ka apo nuk ka një shtet shqiptar?!
Deklarata e kryeministrit grek ishte hapur kërcënuese: Greqia po zmadhohet – tha ai!
Po shteti turk, a do ta lejojë? Unë them : Jo!
Po shteti borgjez shqiptar?! Shteti borgjez shqiptar do t’ia besojë zgjidhjen BE-së! Dmth, do të heshtë!
Urojmë që kjo të mos ndodhë!”, ka shkruar Alibali.
Diskutime rreth kësaj post