Kreu i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka komentuar thirrjen e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që kërkoi drejtimin e votave nga partia e presidentit malazez Gjukanoviç.
“Mesazhi i parë i Edi Ramës nuk ishte për shqiptarët, por i ishte drejtuar vetëm presidenti Gjukanovic, ndërsa tani iu drejtua drejtpërdrejt dhe shqiptarëve në Mal të Zi. Ai i ftoi ata që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje dhe vota e tyre të jetë për listën shqiptare.
Kryeministri Rama dhe para disa ditësh i ka dhënë përkrahje direkt listës së shqiptarëve, jo vetëm ai, por edhe kryetari i bashkisë, Veliaj dhe ministri Majko, po ashtu nga presidenti i Kosovës, Thaçi, ministrja e Jashtme Haradinaj, kreu i PD, Lulzim Basha dhe ai i opozitës në Maqedoni, Menduh Thaçi.
Krejt Shqiptaria i ka sytë nga shqiptarët e Malit të Zi dhe janë në përkrahje të listës së shqiptarëve. Krejt Shqiptaria janë duke parë nga ne pasi janë të bindur se kur të gjithë shqiptarë bashkohen fitojnë. U jemi mirënjohës të gjithëve”, u shpreh Gjeloshaj në A2.
Diskutime rreth kësaj post