Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, përmes një statusi në rrjetet sociale shkruan se bombarduesi amerikan B-52 do të fluturojë sot në qiejt e 30 shteteve aleate të NATO, përfshirë edhe Shqipërinë.
Në një mesazh në Twitter shoqëruar dhe me një video, ambasadorja Yuri Kim shkruan:
“Sot, bombarduesi i Shteteve të Bashkuara B-52 fluturon mbi qiejt e 30 Aleatëve të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë. Nëse nuk keni parë kurrë një B-52, atëherë kjo është një pamje për t’u parë!”.
VIDEO:
Today, 🇺🇸 B-52 bomber flies over 30 #NATO Allies, including 🇦🇱. If you have never seen a B-52, it is a sight to behold! #WeAreNATO https://t.co/gXYgpdWfRR
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 28, 2020
Diskutime rreth kësaj post