Tensionet me Greqisë janë ndezur kohët e fundit. Në një intervistë për Abc News, ish-zv.ministrja e Jashtme, Edith Harxhi foli edhe për pozicionin e Shqipërisë në këtë mes.
Sipas saj, pretendimet e Turqisë, nuk cënojnë marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë, apo anasjelltas.
“Nuk cenon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Çështja është më e komplikuar se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kemi territore shumë më të mëdha dhe grumbuj ishujsh që janë precedentë për Greqinë dhe Turqinë. Nuk do të kishte probleme të tilla sa i përket Turqisë, dhe nuk mendoj se Turqia ka ndërhyrë”, u shpreh ajo.
E pyetur nëse a do ti duhet Shqipërisë të zgjedhë mes Turqisë dhe Greqisë, Harxhi tha: “Kjo është pyetje hipotetike. Janë të dy vende aleate dhe të ngushta me ne. Unë nuk mendoj se do të ketë ndonjë vendim të BE për sanksione ndaj Turqisë. Janë të dy vende anëtare të NATO dhe përderisa NATO ka pasur qëndrim ndërmjetësues. Unë nuk mund të marr anë edhe personalisht po të më pyesni çfarë ane mbani”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post