Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi ka ironizuar deklaratën e numrit 2 të Partisë Socialiste Taulant Ballës, i cilit theksoi se PS-ja është në anën e duhur të historisë lidhur me çështjen e kufirit detar me Greqinë.
Mesazhi i Tedi Blushit për Ballën:
“Mos u tallni me Tao Taon!
Ju lutem pse talleni me Tao Taon? Presidenti Meta është shprehur se ai do të respektojë vetëm Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për çështjen në fjalë.
Kushtetutën e ka miratuar PS me referendum në 22 nëntor 1998, ndërsa dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 është marrë në bazë të kërkesës dhe ankesës së PS.
Pra Presidenti ka konfirmuar besnikërinë ndaj këtyre akteve madhore që mbajnë vulën e PS.
Në vend të mërzitet PD, revoltohet Tao Tao!
Kush na e dizinformon Tao Taon turp të ketë!
Një ftesë miqësore edhe për Tao Taon: Lere kalemin, shtrëngo kallamin!”, ka shkruar Blushi.
Diskutime rreth kësaj post