Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ dekoratës së zv.kryeministrit Erion Braçe, ku e përfshinte emrin e tij në mes të politikanëve që kanë vjedhur lekët e taksapaguesve shqiptarë dhe në vend që t’i bënin rrugë i kanë futur në xhepat e tyre.
Postimi i plotë:
“NUK TË BIE MIRË PËRFUNDIMI, ERJON!
Nuk të bie mirë ky përfundimi me vjedhjet e lekëve të rrugëve, Erjon. Të cilat m’i paske faturuar mua, meqë në kohën kur paskan ndodhur, sipas teje, unë kam qelluar të isha deputet.
S’ka problem Erjon, se mbaj unë, mund të më caktosh edhe që kam otganizuar drekën e ngjalave të 1 prillit në Gjirin e Lalëzit.
Perfytyro se çfarë duhet të mendoj unë për ty, me rregull treshi, që je edhe sot e kësaj dite zëvendëskryeminstri i qeverisë së Edi Rames. Dhe kjo nuk vlen vetëm për tenderat apo koncensionet e rrugëve.”, – shkruan Patozi.
Diskutime rreth kësaj post