Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka cituar një raport, sipas të cilit buxheti i pushtetit lokal financohet nga para të “zeza”.
Lidhur me këtë Panariti shkruan: “Për tre vite, sipas këtij raporti janë pastruar 1,6 miliard euro në sektorin e ndërtimit.Kush i jep lejet e ndërtimit dhe kush i vjel taksat e majme prej tyre shtrohet pyetja? Përgjigja ështe :KKT dhe Bashkitë! Sa financohet buxheti i Bashkisë së Tiranës nga këto para, të cilat në 60% të tyre sipas raportit janë para “të zeza”?” – ka shkruar mes tjerash ai.
Postimi i Panaritit:
“Buxheti i pushtetit lokal financohet nga para të “zeza”, sipas raportit.
Ky është përfundimi logjik i dokumentit të sapo botuar të nismës globale për lëvizjen e parave të paligjshme në Ballkanin Perëndimor.
Për tre vite, sipas këtij raporti janë pastruar 1,6 miliard euro në sektorin e ndërtimit.
Kush i jep lejet e ndërtimit dhe kush i vjel taksat e majme prej tyre shtrohet pyetja?
Përgjigja ështe:
KKT dhe Bashkitë!
Sa financohet buxheti i Bashkisë së Tiranës nga këto para, të cilat në 60% të tyre sipas raportit janë para “të zeza”?
Plot 77% të të ardhurave të kësaj Bashkie kanë këtë burim!
Kjo shpjegon edhe masakrën urbane të pashoqe të Tiranës, Durrësit dhe kompani.
Betonizimin e pamëshirshëm pa kriter dhe karar të hapësirave publike.
Kusuret si gjithnjë i paguajnë qytetarët dhe cilësia e jetës në qytete.” – ka shkruar Panariti.
Diskutime rreth kësaj post