Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie në PD ka përfunduar fazën e parë të përzgjedhjes. Një nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputetë dhe kryetar bashkie në PD, Besnik Mustafaj, është shprehur se nga rreth 4000 propozime janë zgjedhur vetëm 1000 kandidaturat më të mira.
Mustafaj thotë se në listë ka emra të rinj ku përveç propozime të atyre me kontribute në parti, bien në sy edhe propozime emrash të papërfshirë më parë në ndonjë parti politike.
“Ka qënë një punë voluminoze dhe e përgjegjshme. Ka qënë përgjegjësia jonë të zgjedhim më të mirët. Askush nga të propozuarit nuk është i fshirë nga lista. 1000 kandidatet do të jenë korpusi i njerëzve që PD do të qeverisë nesër” – tha Mustafaj.
“Të gjithë kandiatëve të kualifikuar në fazën e dytë, u është dërguar një email nga Komisioni i Vlerësimit, ku u kërkohet që brenda 5 ditëve të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit. Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, atëherë kandidati automatikisht cilësohet i tërhequr nga gara.
Formulari e vë kandidatin përballë detyrimit të sinqeritetit. Kemi të drejtë të thërrasim në intervista kandidatët për deputet”, – thotë Mustafaj.
Ndërkohë ai ka edhe një mesazh për Jozefina Topallin, e cila shprehu mosbesim për procesin e nisur nga PD.
“Nëse Jozefina e quan procesin fars, ndihem i fyer. Shumë nga të zemëruarit me Bashën, kanë marrë formularin. Nuk duhen përdorur preteskte për të mos u bërë pjesë e politikës, përfshirë edhe Topallin. Ne nuk jemi kujdesur për t’i siguruar rehati Bashës. Ne jemi kujdesur të kthejmë në PD vleras e saj” – thekson Mustafaj.
Diskutime rreth kësaj post