Fronti i fuqishëm i Atlantikut përmes Detit Adriatik kaloi dhe Kosova shpëtojë shumë lehtë krahasuar me parashikimet, por në disa rajone pati edhe stuhi të izoluara, por më së shumti stuhi pati në disa vise të Maqedonisë Veriore dhe veçanërisht në Mal të Zi. Stuhi të izoluara pati edhe në Shqipërinë qendrore, verilindore, lindore dhe juglindore.
Tani atmosfera ka filluar të stabilizohet dhe presioni atmosferik po shënon ngritje dhe kjo është hyrje në stabilizim të plotë motit që pritet për disa ditë në tërë rajonin tonë. Gjithashtu në drejtim të rajonit tonë do të depërtojnë edhe masa mjaft të nxehta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore.
Edhe nesër në viset kontinentale pritet të jetë freskët por me ngritje progresive të temperaturave më pas temperaturat do të shënojnë ngritje të theksuar në tërë rajonin.
Për fundjavë na pret mot me diell dhe shumë i nxehtë me erëra të nxehta jugore dhe juglindore./Meteoballkan
Diskutime rreth kësaj post