Sot mbyllet faza e pare e seleksionimit te kandidateve per deputet dhe kryetare bashkie te propozuar nga strukturat e partise demokratike.
Mesohet se nga 3 600 kandidate, komisioni i ngritur prane PD ka vendosur qe nje mije kandidate te kalojne ne fazen e dyte.
E vetmja kritike e kryetarit Basha qe komisioni ka perfshire ne kete liste, eshte ish-nenkryetarja e partise demokratike Jozefina Topalli.
Komisioni i ka kerkuar Topallit te plotesoje formularin qe lidhet me CV e saj, eksperiencen miqte e koleget, si kusht per te vazhduaar fazen e dyte te procesit per zgjedhjen e kandidateve per deputet. Por Topalli nuk do ta plotesoje kete formular.
E kontaktuar nga Vizion Plus ish kryetarja e kuvendit deklaroi se kjo nuk eshte rruga per te demokratizuar partine.
“Partia nuk demokratizohet as me formulare e as me komisione,” deklaroi per Vizion Plus jozefina topalli.
Diskutime rreth kësaj post