Ankaraja njoftoi sot se është e gatshme për dialog me Athinën pa parakushte, në lidhje me mosmarrëveshjen midis dy aleatëve të NATO-s rreth kërkimit të hidrokarbureve në Mesdheun lindor.
“Turqia është e gatshme për një dialog pa parakushte për një ndarje të drejtë”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij gjerman, Heiko Maas.
“Por kjo nuk është e mundur, nëse Greqia vendos parakushte”, shtoi ai. Maas, nga ana e tij, theksoi se situata midis Turqisë dhe Greqisë ka arritur në një pikë mjaft kritike.
Diskutime rreth kësaj post