Shumë shpejt këngëtarja e njohur, Orgesa Zaimi do të vijë pranë publikut me një program për fëmijë në platformën dixhitale ‘Tring’.
Lajmin e ka bërë të ditur Orgesa me anë të një postimi në Instastory’, por dhe faqja në ‘Instagram’ e ‘Tring’ e cila ka shkruar krah videos së Zaimit: “‘Unë gatuaj’ me Orgesa Zaimi është programi më i ri për fëmijë që do të ndiqni në Tring”.
Vetë këngëtarja nuk ka zbuluar asnjë detaj tjetër rreth këtij projekti të ri televiziv, në të cilin duket se do të vijë ndryshe pranë fëmijëve.
Kujtojmë se sezonin e kaluar televiziv, Orgesa ka qenë pjesë e bandës së muzikës në programin ‘Soiree’ në ‘Top Channel’, i cili për shkak të pandemisë ndërpreu transmetimin.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post