Ditën e sotme lajmi se moderatori i njohur, Arjan Çani do të shfaqej në ekranin e ‘Abc News’ me programin ‘Zonë e Lirë’ në nisje të sezonit të ri televiziv, bëri xhiron e rrjetit.
Lajmi është përgënjeshtruar nga vetë televizioni ‘Klan’, i cili ka transmetuar ditën e sotme promon ku lajmëron njoftimin e sezonit të ri.
“Rikthehet në 11 shtator. Çdo të premte, ora 21:00”, – shkruhet krah videos së emisionit ‘Zonë e lirë’, në të cilën shfaqen të gjitha figurat që kanë qenë pjesë e emisionit ‘Zonë e lirë’.
Ndonëse spekulimet kanë qenë të ndryshme, vetë Arian Çani nuk ka reaguar në asnjë rrjet social, duke lënë që çdo gjë të kuptohet nga vetë spoti i televizionit ‘Klan’.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post