Energjia mund të konsiderohet si sektori që ka furnizuar më shumë arkën e shtetit përgjatë tremujorit të dytë të këtij viti, kur vendi u fut në karantinë të plotë.
Për periudhën prill-qershor prodhimi i energjisë është rritur me 7.1% ndërsa eksportet me 57.9% çka praktikisht janë përkthyer në para për arkën e shtetit. Nga ana tjetër, importi i energjisë elektrike ka shënuar një rënie të lehtë me 0.2%.
Bilanci pozitiv në prodhim dhe eksport nuk është i njëjtë me konsumin. Masat shtrënguese të qeverisë ndikuan edhe në mbylljen e disa industrive, duke ndikuar edhe në uljen e konsumit.
Sipas të dhënave zyrtare, konsumi i energjisë elektrike në tremujorin e dytë të vitit 2020, u ul me 8,7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitit më parë.
Ndikimi më i madh në këtë ulje, erdhi nga konsumatorët jofamiljarë, të cilët kontribuuan me -13,4 pikë përqindje. Ndërsa mbyllja e shqiptarëve në shtëpi është reflektuar në konsumin e energjisë elektrike nga familjarët, i cili u rrit me 4.7%.
Në kohën e mbylljes totale dhe masave shtrënguese ndaj sektorit privat, humbjet në rrjet shënuan rënie me 13.4%.
Diskutime rreth kësaj post