Ish-ministri i Jashtëm dhe tashmë anëtar i Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme, Besnik Mustafaj, deklaroi se vazhdon procesi i pandarë i përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për deputet të PD-së.
Sipas Mustafajt, kjo përzgjedhje e kandidatëve për deputetë, ka bërë që anëtarësia e Partisë Demokratike të jetë më pozitive, si dhe shprehu bindjen e plotë, se ky proces do i japë fitoren PD-së.
“Ne vazhdojmë që të përzgjedhim kandidatët për deputet të PD-së. Ngarkesa është e madhe, sepse janë rreth 4000 persona që janë propozuar. Kemi presion shumë të madh, atë të kohës. Në fund do të zgjedhim diku tek 300 persona, që do jenë ata që do të përzgjidhen e kanë kredicialitetet.
Faza e parë mund të mbarojë këta ditë. Gjithçka do të përfundojë në mes të shtatorit ose pak më vonë. Normalisht kandidatët duhet të jenë me shkollë të lartë, duhet që të mos kenë lidhje me krimin e organizuar, gjëra që dihen.
Janë edhe figura si mësues, njerëz që kanë influencë. E gjitha tregon se fitorja është në anën e Partisë Demokratike. Është një formular, me 30 faqe, ku kandidatët duhet të përgjigjen ndaj pyetjeve. Ky formular vetëdeklarimi që është 30 faqe, është si në vendet e BE. Pasi të zgjedhim diku tek 300 kandidatë, anëtarësia zgjedh kandidatët zyrtarë. Jemi 5 vetë në këtë komision dhe gëzohem për këtë punë. Kjo është risi, që po e bën PD-ja. Me këtë proces, ngushtohet roli i kryetarit të PD-së. Anëtarësia e PD-së duket optimiste, cka përgatit fitoren e Partisë Demokratike”, – tha Mustafaj për News 24.
Diskutime rreth kësaj post