Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendias, ka deklaruar se shumë shpejt Greqia do të ketë mundësinë për të zgjeruar ujërat territoriale në 12 milje detare në detin Jon. Ai ka shtuar se për këtë do të ketë njoftime zyrtare të qeverisë.
Këtë deklaratë, Dhendias e bëri mbrëmjen e së hënës në Komisionin Parlamentar ku u diskutua marrëveshja që arriti Athina me Italinë dhe Egjiptin për Zonat Ekskluzive Ekonomike mes tyre.
Nikos Dhendias ka kërkuar nga te gjithë një pozicionim të vetëm kombëtar duke bërë thirrje për të parë se çfarë deklaratash bëhen për marrëveshjet në fjale me Turqinë fqinje. Sa u përket marrëveshjeve me Romen dhe Kajron kreu i diplomacisë greke i ka cilësuar ato të dobishme dhe të drejta.
I pyetur se cila ishte metodologjia e përdorur për të përcaktuar marrëveshjen e pjesshme me Egjiptin, për të cilën ka kritika nga opozita, ai u përgjigj se marrëveshja nuk ndjek një metodologji specifike, por është një marrëveshje e përbashkët demarkacioni e bërë nga dy shtete sovrane.
“Përveç kësaj, ka shtuar ai, hapësira detare është 45% për Greqinë dhe 55% për Egjiptin, një përqindje që është afër asaj që u pasua në marrëveshje me Italinë, e cila është 46% për Greqinë dhe 54% për Italinë”.
Referuar marrëveshjes me Italinë, ministri i Jashtëm grek ka deklaruar se ajo është përfunduar në bazë të UNCLOS (ligjit ndërkombëtar të demarkacionit të zonave detare pas dakordësimit mes dy palëve si dhe ne baze te vijës se mesme të marrëveshjes së vitit 1977 për delimitimin e shelfit kontinental midis Greqisë dhe Italisë, si vije kufitare për ZEE mes dy vendeve .
Ndërsa në lidhje me marrëveshjen me Egjiptin, ai tha se Kajro ishte nën presion nga Turqia për t’u nënshkruar një marrëveshje së bashku ku do te merrte 30% me tepër ZEE shtese. Pas 14 raundeve që zgjatën 15 vjet mes Greqisë dhe Egjiptit, kohë gjatë së cilës u nënshkrua pakti turko-libian të cilin Athina nuk e njeh, të dy palët, ka thëne Dhendia, më në fund gjeten një zgjidhje qe është pranë qëllimeve të secilit shtet.
Gjate seancës parlamentare të ditës së marte pritet me interes diskutimi i gjithë deputeteve te partive opozitare të cilat kanë kritikuar sidomos marrëveshjen e qeverisë Mitsotakis për ZEE me Egjiptin/TCH.
Diskutime rreth kësaj post