Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në spitalin ‘Infektiv’ tha se duhet të mësohemi të jetojmë me virusin, ndërsa thekson se mbyllja nuk do të shihet si opsion i mundshëm.
“Fatkeqësisht na gjeti kjo luftë në një fazë ku disa përmirësime do ishin bërë. Imagjino të na ndodhte kjo disa vite më parë kur kjo strukturë këtu ishte,,, ju e dini vetë. Ku s’kishte aparatura dhe kushte.
Kemi një sfidë të madhe publike sepse siç e keni thënë ju dhe të gjithë specialistët e shëndetit publik, kjo nuk është një betejë që zhvillohet thjesht në spital por edhe në përditshmëri për të zbatuar ato rregulla të thjeshta.
Ai është këtu bashkë me ne gjatë gjithë kohës për një periudhë që askush se di sa do zgjasë,. Tani duhet të mësoheni të jetojmë me këtë dinamikë të re. Izolimi dhe mbyllja s’mund të jetë si opsion i mundshëm sepse sjell dëme të tjera që kanë një kosto të madhe sociale, psikologjike.”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post