Avokati Spartak Ngjela shkruan mbi atë se çfarë pritet të ndodhë në takimin e pritshëm Kosovë-Serbi, në Uashington. Ngjela bën me dije se ky takim është vetëm kërcënim anti-serb pasi Amerika e ka njohur Kosovën si shtet. Në fund analizën e tij, Ngjela e mbyll me bindjen se do ketë bashkim kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Postimi i Ngjelës:
“Çfarë pritet të ndodhë në takimin e pritshëm Kosovë-Serbi, në Uashington?
Asgjë tjetër përveç kërcënimit antiserb.
Pse?
Sepse Amerika e ka njohur Kosovën si shtet.
Atëherë? Asgjë nuk mund të bëjë jashtë vullnetit shqiptar të Kosovës.
Por, gjithçka mund të ndodhë me përfaqësuesin shqiptar: kryeministrin e e Kosovës, Hoti.
Pse, mund të lëvizë ky?
Janë të shumtë kryeministrat shqiptarë që kanë shitur interesin kombëtar.
Po tjetër?
Nuk e dimë se çfarë marrëdhëniesh ka Hoti me Esat Thaçin. Nëse Hoti shkon në rrugën e Thaçit, pyetja është: çdo të bëjë Avni Rustemi? Se ky është parë në kafenetë e Prishtinës.
Pse ende ka rrezik dhënia e territoreve të Kosovës, Serbisë?
Po, sepse është histori e vjetër kjo mes Serbisë dhe Esatëve shqiptarë.
Po sot, për Mitrovicën, po punojnë Esatët modernë?
Po. Gjithçka është përqëndruar në Mitrovicë, se Trepçen e do Rusia.
Po presidenti amerikan Trump?
Ky ndoshta ka nevojën e Rusisë në zgjedhjet amerikane të këtij nëntori, por vetë nuk bën dot gjë. Pret nga Esat Pashë Thaçi.
Po, a mund të ketë kurajë Hoti të japë Mitrovicën?
Nuk e besoj. Por, gjithsesi koha duhet vlerësuar vetëm me patriotizëm, sepse krerët e Shqipërisë gjithmonë kanë shitur interesin kombëtar.
Po krerët e shtetit shqiptar të Kosovës?
Për këta, deri pa dalë në skenë Hashim Thaçi, nuk kishim të dhëna.
Atëherë?
Nuk besoj të ketë esadizëm në takimin e Uashingtonit. Sot shqiptarët, as në Shqipëri dhe as në Kosovë, nuk janë ata të vitit 1920, se kanë shumë informacion.
Po mirë, çfarë janë marrëdhëniet ekonomike Kosovë – Serbi, për të cilat po flitet kaq shumë?
Asgjë. Broçkulla. Mendojnë se Sebia mund ta pushtojë ekonomikisht Kosovën, që pastaj, në të ardhmen, ta shpërbëjë politikisht.
Po, a mund të ndodhë kjo?
Jo. Është pamundësi absolute, sepse me eliminimin e korrupsionit të lartë politik në Tiranë, që është gjë e sigurt, fillon një marrëdhënie e re Shqipëri – Kosovë.
Do kemi bashkim kombëtar?
Sigurisht.”, ka shkruar Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post