Deputeti Lefter Maliqi, i njohur gjithmonë për qëndrimin e tij kritik ndaj qeverisë, ka sulmuar sërish sot kryeministrin Rama. Sipas tij, Rama po e mbyt vendin në borxhe dhe duhet larguar menjëherë nga kreu i qeverisë. Maliqi shkruan se vendi është në rrezik dhe e sheh si emergjente krijimin e një qeverie tranzitore.
“I mbyturi te mbyt. Ramziu mire vet eshte mbytur me zullume,krim,droge,korrupsion por po mbyt popullin ne borxhe. Mire qe e varferoj dhe cpopulloj popullin por rriti taksat dhe borxhin publik 2 fish. Borxh tek BE,borxh tek Banka Boterore,borxh miliona euro tek Agon Channel.
Ky faqezi pasi shkaterroj demokracine duke zaptuar institucionet, po shkaterron dhe ekonomin dhe te ardhmen e vendit ne BE. Emergjente Rrezimi i tij,krijimi i nje Qeverie tranzitore sa me shpejt per te organizuar zgjedhjet te lira. Vendi ne rrezik. Revolucioni demokratik dhe Rotacioni politik i pashmangshem.”, shkruan Maliqi.
Diskutime rreth kësaj post