Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thumbuar sërish qeverinë. Ai thotë se Shqipëria ka nevojë për shpresë, ndërsa shton se edukimi më i mirë i rinisë është shpresa më e madhe për vendin.
“Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen.
Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë, në radhë të parë.
Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe!
U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe punësimi.
Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!”, – shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post