Deputeti socialist Taulant Balla pas takimit me ekipet drejtuese të Partisë Socialiste shprehet se fokusi kryesor i mbledhjes ishte vendosja e piketave për zgjedhjet e Prill-Majit 2021. Sipas tij, PS do të marrë besimin e shqiptarëve për mandatin e tretë me Edi Ramën Kryeministër.
“Në takimet ne ekipet drejtuese vendore të Partisë Socialiste, me fokus në planin organizativ, në thellimin e barazisë gjinore brenda partisë më të madhe shqiptare si dhe në vendosjen e piketave tona strukturore për zgjedhjet e Prill-Majit 2021, ku ne do të marrim besimin e shqiptarëve për mandatin tonë të tretë me Edi Ramën Kryeministër.
Duke respektuar të gjitha masat e domosdoshme mbrojtëse ndaj Covid-19, ne duhet të jemi në komunikim të vazhdueshëm me komunitetet, sipërmarrjen, të rinjtë, fermerët, me njërëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm. Në shtator duhet të vijojmë me konsultimet për buxhetet vendore. Operacioni humanitar i ndihmës për familjet në nevojë gjatë izolimit, por edhe çdo ditë më pas, ishte shprehje e diferencës së madhe të solidaritetit social, me “7×7=42”-at që përqeshnin e shajnë gjithë ditën nga televizori dhe facebook-u.
Dobësia e thellë e kundërshtarit nuk duhet të na vetëkënaqë, duke lënë pas dore për asnjë moment organizmin/përmirësimin e strukturës së Partisë sonë në çdo cep të territorit.
Partia Socialiste mbetet e vetmja forcë politike ku shumica e shqiptarëve besojnë përgjegjësinë qeverisëse dhe aspiratën për integrim Europian.
Qasja jonë ka qenë dhe mbetet e qartë: ne duhet të vazhdojmë të qeverisim me besnikëri të madhe ndaj njerëzve të zakonshem të këtij vendi, të cilët janë aleatët tanë të vetëm”, – shkruan Taulant Balla.
Diskutime rreth kësaj post