Mjeku reanimator Artur Hatia deklaroi se situata nga koronavirusi në vendin tonë mund të vazhdojë e tillë edhe për së paku 2 muaj të tjerë, në tetor dhe në nëntor.
“Kam përshtypjen se në këtë situatë do mbetemi deri në tetor apo nëntor 2020. Fakti që tek ne numri i viktimave nga koronavirusi është i ulët ne raport me rajonin është patjetër në favorin tonë.
Unë jam që të dalim, të testojmë dhe të nisim mjekimin pranë familjes. Kjo do të ishte me kosto më të ulët. I mëshoj parandalimit me mjekim. Të gjithë pacientet vdesin në terapi intensive, fatkeqësisht”, – tha Hatia për News24.
Diskutime rreth kësaj post