Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar hapur presidentin Meta dhe kryeministrin Rama.
Teksa e krahason me rendin politik në Kosovë, Patozi ‘thumbon’ liderët politikë të Shqipërisë.
Postimi i plotë:
“NJË DALLIM “I VOGËL” ME KOSOVËN
Në Kosovë të gjithë kryetarët duan të bëhen Presidentë, ndërsa në Shqipëri të gjithë presidentët duan të bëhen kryetarë.
Në Kosovë është, jo vetëm pushtet, por edhe lavdi e madhe të zgjidhesh President, ndërsa tek ne në krye të shtetit mund të shkohet edhe me të ngecur, gati si në një internim politik.
Dhe qahet pastaj “Rilindja” me Ilir Metën për shqetësimet e përditshme, që i shkakton, madje çuditet se si ka mundësi t’i ndodhë asaj kjo “gjëmë”.
Kaq e ka pak, në fakt, se meriton edhe shumë më tepër.”, – shkruan Patozi.
Diskutime rreth kësaj post