Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar se Forcat Ajrore kanë vendosur në liqenin e Shkodrës 6 bova, 3 prej të cilave me ndriçues natën për të bërë më të dallueshëm kufirin shqiptaro- malazez. Sipas Xhaçkës, kjo do u shërbejë peshkatarëve të dyja vendeve dhe policive kufitare.
Xhaçka thotë se bovat në liqenin e Shkodrës ishin dëmtuar prej kohësh dhe nuk funksionin, prandaj në mirëkuptim me palën malazeze u vendosën shenjat e reja dalluese.
Postimi i Xhaçkës:
“Peshkatarët shqiptarë dhe malazezë por edhe policitë kufitare të të dy vendeve do ta kenë më të lehtë të orientohen dhe të dallojnë vijën kufitare gjatë lundrimit në liqenin e Shkodrës.
Helikopterët e Forcës Ajrore, në mirëkuptim të plotë me palën malazeze lëshuan 6 bova të reja (shenja dalluese në liqen), ndër të cilat 3 me sinjal ndriçues për natën, të cilat ishin dëmtuar dhe nuk funksiononin prej vitesh.
FA në krye të detyrës!?”, – ka shkruar Xhaçka.
Diskutime rreth kësaj post