Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka publikuar një video ku tregohet se si qytetarët në Spitalin COVID 2 çojnë ushqime dhe pajisje me oksigjen për të afërmit e tyre të infektuar dhe shtruar brenda spitalit “Shefqet Ndroqi”.
“Në spitale gjendja është e papranueshme, sepse shëndetësia falas e Edi Ramës ishte mashtrim. Financimet e vërteta për shëndetësinë nuk kanë shkuar tek qytetarët, por tek oligarkët dhe tenderat sekretë.
Qytetarët do të vazhdojnë të çojnë tek të afërmit në spitale që nga ushqimi deri tek pajisjet me oksigjen, përsa kohë në krye të qeverisë është një kryeninistër që paguan koncesionet për klientët e tij”, – shkruan Edmond Spaho.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post