Derbi Ballkanik mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës ka ndezur një interes të veçantë, nisur edhe nga marrëdheniet që dy shtetet kanë me njëri-tjetrin. Në lidhje me këtë sfidë, ka folur për median serbe “Novosti” Kosta Grillo. Komentatori i njohur sportiv njihet si tifoz i Crvena Zvezda-s dhe disa herë shpreh simpatinë e tij për ekipet serbe.
“Unë mendoj se për Crvena-n do të flitet nga sot. Mediat sportive në Shqipëri nuk po merren me ekipin serb sepse për momentin po shijojnë suksesin me Dinamo Tbilisin. Vetëm trajneri i Tiranës, Emmanuel Egbo, komentoi për ndeshjen, ai tha se Zoti është me ta”, – tha Grillo për Novosti “.
Grillo zbulon se lojtarët e Tiranës do të marrin shpërblim nëse arrijnë të eleminojnë Crvenan.
“Presidenti i klubit Refik Halili premtoi 100,000 dollarë për ekipin, nëse fitojnë me Dinamon. Kjo ishte para ndeshjes, dhe unë jam i sigurt se do të dyfishohet për një fitore të mundshme kundër Zvezda-s”, – zbulon Grillo.
Grillo nuk e fsheh se është një tifoz i madh i Crvena Zvezda-s dhe thekson se nuk do të jetë e lehtë për të se kë do të mbështesë në Tiranë.
“Unë e dua Dule Saviçin dhe kjo është arsyeja pse unë e mbështes Zvezda-s. Brezi im në Shqipëri donte të shikonte futboll, basketboll apo volejboll kur luanin ekipe nga ish-Jugosllavia.Tifozët e Tiranës janë ndër më agresivët dhe më të famshmit në Shqipëri, gjithashtu janë kundër partisë së Edi Ramës” – thotë Grillo.
Diskutime rreth kësaj post