Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar detaje nga ndërtimi i rrjetit të ri të furnizimit me ujë të Laçit. Falë ndërhyrjes së qeverisë së tij, ky qytet tashmë do të ketë 24 orë ujë.
Rama nuk lë pa ‘thumbuar’ as opozitën përmes këtij postimi, ku shkruan se qeverisja e sotme ndryshon shumë nga të mëparshmet.
“KANTIERI I UJIT në Laç, investimi i parë qysh prej vitit 1981 mbi një infrastrukturë parahistorike të vitit 1965, e cila do të zëvendësohet tërësisht
Tani ata që fjalën e keqe e kanë në majë të gjuhës, sidomos kur shohin ndonjë punë të mirë, le të thonë ç’të duan, por 45 kilometra linjë e re ujësjellësi dhe 24 orë ujë në ditë, ndryshojnë shumë nga një rrjet ndryshku e nga 1 deri 2 orë në ditë ujë në rubinet, prej dekadash të tëra! Ndryshojnë pikërisht sepse nuk jemi të gjithë njësoj dhe pikërisht pse qeverisja e sotme nuk është njësoj me të mëparshmet edhe situata e furnizimit me ujë të Laçit, së shpejti nuk do të jetë njësoj. Përkundrazi, do të jetë rrënjësisht e ndryshme, sepse kalvari i ujit edhe në Laç do të mbyllet përfundimisht dhe furnizimi do të jetë papushim.
Nuk është një mrekulli, është thjesht një punë më shumë, nga shumë e shumë punët që vazhdojnë dhe që bëjnë dallimin e madh, çdo ditë, mes Shqipërisë që kishim dhe #ShqipërisëqëDuam”, shkruan kryeministri Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post